Armando Broja protagonist me penallti, ‘City’, ‘Arsenal’ e ‘Tottenham’ fitojnë thellë

“Manchester City” vijon të dominojë në Premier League, duke marrë fitoren e tetë radhazi, ku edhe njëherë tjetër shënon shumë gola. “Sitizens” fituan sot 6-3 në shtëpi ndaj “Leicester City”, duke mbajtur kështu vendin e parë dhe padiskutim e mbyllin vitin në vend të parë.

“Boxing Day” duket se nuk do të jetë kurrë një ditë si të tjerat, pasi surprizat janë gjithmonë aty… Ashtu si sot u duk se “Manchester City” do ta kishte super të lehtë ndaj “Leicester”, duke shënuar në 22 minuta 3 gola dhe më pas me 4-0 thuajse vulosur ndeshjen…

Por, ndodhi e pabesueshme në pjesën e dytë, ku në harkun kohor të 10 minutave “Dhelprat” shënuan 3 herë me anë të Maddison, Lokman dhe Iheanachon duke shkuar në 4-3… Më pas, skuadra e Guardiola do të shënonte golin e 5-3 (Laporte) për të qenë pak më e qetë dhe në fund Sterling mbyll ndeshjen “tenistike” 6-3.

Arsenal ka marrë një fitore me shumë vlera në fushën e “Norwich”, duke fituar 0-5, ku spikati Saka me dopietën e tij. Gjithashtu, “Tottenham” nuk fal në shtëpi me “Crystal Palace”, duke fituar 3-0.

Surprizë ishte fitorja 3-2 e “Southampton” në transfertë ndaj West Ham. Armando Broja tashmë është një yll dhe futbollisti i të tashmes dhe të ardhmes. Për ta vërtetuar këtë, edhe njëherë, djaloshi kuqezi, ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë.

Në një kundërsulm, ai mori “zvarrë” gati gjithë mbrojtjen kundërshtare që në fund e ndaluan duke i shkaktuar edhe penallti që më pas u shndërrua në gol nga shoku i ekipit të shqiptarit, Ward-Prowse…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *