Prej disa ditësh në skandalin e madh që ka plasur në vend me daljen e të dhënave personale të qindra mijëra qytetarëve, po qarkullon edhe një data-baze me të dhënat mbi targat e automjeteve në Shqipëri.
Kjo gjë ka përbërë një skandal më vete, që ka qenë menjëherë pas atij të të dhënave mbi pagat.
Por në lidhje me këtë çështje, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka komentuar skandalin e publikimit të targave të qytetarëve shqiptarë.
Gonxhe u shpreh se, nuk ka asnjë lloj problemi në sistemin e DPSHTRR apo në protokolle. Të dhënat e publikuara, tha ai, janë edhe në mbi 13 institucione të tjera.
“E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi.
Në raportet që unë kam, nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale”,- u shpreh Gonxhja i ftuar në “Dita jonë”, këtë të hënë.
/Priza.al/