Vajti si ‘turist’ por mendoi të qëndrojë… Ja kush është 45-vjeçari shqiptar që u kap me ‘shtëpi bari’ në Angli  

Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se është kapur pasi administronte një “shtëpi bari”.

I arrestuari është Flamur Shera, 45 vjeç, i cili është kapur nga policia britanike brenda një banese ku ishin mbjellë vazo me rrënjë kanabisi që rriteshin me llamba. Shera raportohet se është burgosur për 12 muaj.

Brenda pronës së Sherës, policia zbuloi se papafingo e shtëpisë ishte plot me bimë kanabisi dhe ishte e pajisur me ventilatorë, transformatorë dhe një sistem vaditjeje me pika.

 Vajti si ‘turist’ por mendoi të qëndrojë… Ja kush është 45-vjeçari shqiptar që u kap me ‘shtëpi bari’ në Angli   

Në këto ambiente policia gjeti një serë të vërtetë kanabisi plot 257 bimë kanabisi.

Kur u intervistua, Shera tha se, kishte ardhur në Britaninë e Madhe si turist në korrik dhe se një burrë rumun i kishte dhënë atij një kredi prej 1000 Paundësh (£) si paradhënie për pagat që do të merrte kur të fillonte një punë në ndërtim.

Por puna nuk u realizua, dhe ai u dërgua në “shtëpinë e barit”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *