Emigrantët në kërkim të Europës, Organizatat Ndërkombëtare: Mbi 1900 emigrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2021

Anija gjermane e shpëtimit që lundron në Mesdhe, brenda tre ditëve ka shpëtuar disa qindra emigrantë nga rreziku në det të hapur. Organizatat ndërkombëtare raportojnë se vetëm gjatë viti 2021 rreth 1900 emigrante humbën jetën në Detin Mesdhe.

Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtuar në Detin Mesdhe rreth 100 emigrantë të tjerë, kur një gomone ishte në rrezik të fundosej. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijen Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 emigrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.

Kalimi i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ka bërë fjalë se këtë vit 1900 vetë janë mbytur ose janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë. Shifra mendohet, se është shumë më e lartë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *