Personi që shihi në foto është 35-vjeçari Albi Bashaliu i cili i vra mëngjesin e së hënës me armë zjarri në Peqin.
Ky i fundit është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Albert Xhahysën, për një konflikt të ndodhur 5 vite më parë viktima i kishte gërvishtur makinën. Për këtë arsye, pista kryesore në të cilën po heton policia është se ekzekutimi i 35-vjeçarit është vrasje për hakmarrje.
Autorët kanë djegur makinën e tyre në vendin e ngjarjes dhe janë larguar me shpejtësi me makinën e viktimës.
Vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.
/Priza.al/