Basha e akuzoi për dosjen ‘Toyota Yaris’, reagon Balla: Kallëzo penalisht Berishën, unë e fitova gjyqin te Krimet e Rënda

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, u pyet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga kryedemokrati Lulzim Basha për përfshirjen në çështjen “Toyota Yaris”.

Balla u shpreh se Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ka dënuar për shpifje kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa procesi po vijon për të marrë formë të prerë në Apel.

“E para që lidhet me të ashtëquajturën çështja “Toyota Yaris”, unë e përmenda, unë jam fitues me zotin Basha në gjyq penal në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Besoj se nga të dhënat dhe argumentet e depozituara nga avokatët e mi në Gjykatë kundër zotit Basha do të fitojmë dhe në nivelin e dytë që merr formë të prerë, në Apel. Do të interesohem deri në fund që zoti Basha të paguaj penalitetin dhe duke qenë se është gjyq penal, shkon në fondet e shtetit shqiptar. Do t’i sugjeroja se duke qenë se tashmë zoti Basha është nën akuzë nga zoti Berisha, nëse zoti Basha mendon se është i pafajshëm duhet të kallëzoj penalisht qoftë në prokurori, por dhe padi penale por dhe civile për shpifje në gjykatën e Krimeve të rënda. Kjo është një çështje që e ka marrë përgjigjen”, tha Balla.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *