Janë dhënë dëshmitë e para në lidhje me ekzekutimin e Albi Bashaliut mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Raportohet se 35-vjeçari ishte në lokalin e fshatit kur dikush nga jashtë e ka thirrur në emër dhe ai e ndoqi pas.
Në këtë moment autorët e kanë qëlluar dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Ishin banorët e fshatit ata që panë 35-vjeçarin Bashaliu të shtrirë në rrugë dhe njoftuan menjëherë policinë.
Autorët pasi ekzekutuan Albi Bashaliun i dogjën edhe makinën.
Ka dyshime se kjo vrasje ka ndodhur për hakmarrje, pasi në qershor të këtij viti vëllai i tij ka vrarë para lokalit të fshatit Ylber Xhahysën.
/Priza.al/