Jo vetëm covid, por dhe viroza/ Çdo ditë 80-90 fëmijë paraqiten në pediatrinë e Elbasanit

80-90 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të virozave të stinës.

Më të prekura janë moshat deri në 8 vjeç të cilët paraqiten me temperaturë të lartë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Por nuk kanë munguar edhe rastet e femijëve të prekur nga covid. Mjekët këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë konsultën me specialistin.

Tashmë që fëmijët shkëputen nga ambientet e shkollës për pushimet e dimrit pritet që intensiteti i virozave të ulet edhe pse një fluks tjetër parashikohet në muajin shkurt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *