Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë pasditë në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonin dhe njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë. Për pasojë, një prej drejtuesve të mjetit ka mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe ka ndërruar jetë.
/Priza.al/