Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e frikshëm sot në aksin Milot-Rrubik.
Mësohet se në një prej makinave që u përfshi edhe nga flakët, i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.
Mësohet se një person tjetër është plagosur rëndë. Deri tani nuk dihet identiteti i të plagosurit, si dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.
/Priza.al/