Është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. ARRSH bën me dije se një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit ku dendësia e borës arrin deri në 4 metra e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve
Sipas ARRSH tashmë fshati turistik, antik, Thethi mund të vizitohet pa probleme me qarkullimin.
NJOFTIMI
“Hapet për qarkullimin e mjeteve ? rruga Qafa e Thorres-Theth ? ?Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth✅ ?Një aks me ❄️ terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra ⚠️ temperaturat e ulëta ?dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve ?borëpastruesve dhe të punëtorëve? ?Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin ? ⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
/Priza.al/