Vrasja në Peqin/ Autorët u lanë në baltë nga “taksistët”, gjetën si “shpëtim” makinën e viktimës

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku u vra me armë zjarri Albi Bashaliu. Autorët që kanë kryer ekzekutimin dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët të cilët pas kryerjes së krimit dhe djegies së automjetit që përdorën për vrarë Bashaliun, duhet t’i largonin ata nga vendi i ngjarjes.

Tashmë grupi hetimor po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk i kanë pritur ekzekutorët për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes por i lanë në baltë. Kjo bëri që autorët pasi vranë Bashaliun, i morën automjetin për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri një Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Abc shkruan se në momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Pavarësisht se i vëllai Leonard Bashaliu kishte vrarë një person, Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale. 35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *