VIDEO/ Një vit i vështirë po mbyllet dhe një tjetër do të rinisë, por çfarë presin shqiptarët në 2022-in?

Viti i kaluar është konsideruar si gjendje lufte për shqiptarët. COVID-19 ndryshoi rrjedhën e secilit prej nesh. Shumë njerëz humbën ata që donin më shumë, shumë plane u prishën, shumë dëshira nuk u realizuan, shumë projekte mbetën pezull, sa e sa shumë gjëra.

Pas shumë sfidave të kaluara dhe kufizimet që hasëm të gjithë shpresojmë që ky vit i ri të jetë më i mirë sw ai që lamë pas.

Gazetarja e ‘Priza.al’, Griselda Katirai, në rubrikën ‘Mikrofoni në Prizë’ ka pyetur shqiptarët se çfarë presin ata në 2022-in.

Disa prej qytetarëve e Tiranës janë shprehur se kërkojnë vetëm shëndet dhe mirëqënien e të dashurve të tyre. Një grua e re ka thënë se ajo me zor pret të bëhet nënë për herë të parë dhe të sjell në jetë fëmijën e saj. Gjithashtu ka pasur edhe të tjerë që kanë shpresuar në zhdukjen e njëherë e përgjithmonë të virusit.

Por një i ri ka thënë për “Priza TV” se me zor pret të kapë ndonjë dashnore pasi ka mbetur single.

Sigurisht ka edhe nga ata njerëzit pa perspektivë për jetën që shprehen se nuk presin asgjë nga ky vit…

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *