Një grua që fiton rreth 3,000 paund në javë duke publikuar foto me kafshë të ngordhura në ‘OnlyFans’, ka deklaruar se paratë e fituara nga fotot do t’i përdorë për bamirësi dhe ruajtje të kafshëve. Michaela Fialova nga Litomerice, pjesë e Republikës Çeke për herë të parë shkoi për gjueti në moshën 13-vjeçare me familjen e saj dhe më pas u shpërngul në Afrikën e Jugut në 2013.
Në fillim të këtij viti, ajo filloi të publikojë disa foto provokuese në internet, duke pozuar me krokodila të vdekur, gjirafa dhe zebra. Në foto ajo shfaqet e veshur me bikini ose të brendshme me dantellë. Fotot e publikuara janë diskredituar gjerësisht nga publiku dhe kanë kërkuar që ajo të largohet nga Afrika.
“Kur kam shkuar për gjueti për herë të parë, ndjeva një emocion dhe adrenalinë të pamasë, dhe që prej atëherë nuk kam mundur të jetoj pa gjueti. Me kalimin e kohës, fillova të interesohesha për mbrojtjen e kafshëve dhe për këtë studiova dhe në universitet, pasi kjo është puna që unë dua të bëj derisa të plakem. Në moshën 24-vjeçare u transferova në Afrikën e Jugut”, tha ajo.
Ajo u regjistrua në OnlyFans, aplikacion ku publikohen foto provokuese, dhe brenda një jave fitoi 3,000 paund nga postimi i fotove ‘seksi’ me të brendshme.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail