Mjeku Sulçebe: Omicron është varianti më i ndryshëm, por doza e tretë e vaksinës rrit mbrojtjen imunitare

Varianti “Omicron” ka ngritur alarm në të gjithë botën për shkak të transmetueshmërisë dhe faktit që nuk dihet se sa efekt kanë vaksinat tek ky variant.

Për këtë çështje po diskutohet në emisionin “Open”, ku mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se doza e tretë e vaksinës anti Covid rrit mbrojtjen imunitare, përfshirë edhe ndaj variantit Omicron që është më ndryshëm nga të gjithë.

Sulçebe: Në shifrat tona, gjetëm në Tiranë dhe Berat që 50% raportonin se ishin infektuar. Pra përqindja e popullatës që është infektuar tek ne është më e lartë. Kësaj përqindje i mbivendoset dhe përqindja e vaksinimit. Jemi në një nivel të përgjithshëm të imunitetit. Duhet të keni parasysh një gjë, imuniteti është shumë kompleks. Pra ky imunitet qoftë kolektiv apo individual të mbron dhe nga Omicroni megjithëse është varianti më i ndryshëm deri tani. Por këtu hyn dhe roli i dozës së tretë që rrit në mënyrë të lartë mbrojtjen imunitare.  

Pipero: Askush nga ne nuk thotë nuk infektohet nëse je vaksinuar. Mundësia për tu sëmurur është thuajse inekzistente por jo se mbrohemi nga infektimi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *