Babai ‘i shkarë nga trutë’ vrau me armë djemtë e mitur/ Zbulohen detaje të reja nga masakra në Gjermani

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Gjermaninë, ku një baba shqiptar vrau me armë zjarri dy fëmijët e mitur, plagosi gruan dhe më pas u vetëvra. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 22:53 në Kleiner Glinder Berg.

Flamuri ishte një usta që njihej për karakterin e tij gjaknxehtë. Megjithatë fqinjët thanë se fëmijët ishin kaq të lumtur së fundmi.

“I pashë një ditë më parë. Fëmijët ishin gjithmonë të lumtur. Dhe tani humbin jetën për Krishtlindje,” tha një fqinj.

Nëna e fëmijëve është në spital në gjendje të rëndë.

“Bild” shkruan se për autorin e krimit, shtetasin Flamur R., 44 vjeç nga Kosova, kishte pasur denoncim nga fëmijët e tij në mars të vitit të kaluar. Sipas kësaj media thuhet se fëmijët , 11 dhe 13 vjeç, kishin raportuar një zënkë mes prindërve të tij.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijës,”- tha Sabine Schmidt nga Zyra e Mirëqenies së Rinisë në lidhje me rastin në fjalë.

Deri tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë.

ImageImageImageImageImageImage

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *