Prangoset një tjetër idiot!/ Vjedhja e energjisë elektrike zbulon shqiptarin që kishte ngritur një ‘shtëpi bari’… në Itali  

Shumë shqiptarë që ikin si emigrantë nëpër botë, vendosin që të pasurohen shpejt por me mënyra të jashtëligjshme dhe hera herës edhe të rrezikshme, me kosto të lartë për jetën.

Por pavarësisht risqeve të mëdha që marrin përsipër, janë në fakt disa mënyra fare idiote dhe të pafalshme që i ndëshkojnë shqiptarët, sidomos çunat e rinj që nuk heqin dot dorë nga vese si ato të Shqipërisë.

Një prej tyre është edhe vjedhja. Kjo e fundit bëhet edhe më e rrezikshme për ata që bëjnë për më tepër punë të jashtëligjshme. Por shqiptarët që shkojnë në Perëndim për t’u pasuruar, duhet që të kenë mjaftë mirë parasysh disa gjëra që në ato vende janë thelbësore.

Një nga më të rëndësishmet është se në Europë nuk i shkon nëpër mend njeriu që të vjedhë energjinë elektrike (ndryshe nga ç’vijon të bëhet rëndom në Shqipëri). Kjo gjë ka penalizuar shumë shqiptarë, madje ka bërë sot edhe “viktimën” më të fundit, në Itali.

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi u kap duke vjedhur energji elektrike, për të rritur kanabis. “Torinoggi” shkruan se 55-vjeçari shqiptar, akuzohet për veprat penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, por tashmë do të ketë edhe një tjetër dënim mbi supe, atë të vjedhjes së energjisë elektrike.

Shqiptari ka përdorur një bodrum në Corso Tassoni, si serë për prodhimin e marijuanës. Brenda, efektivët gjetën 137 fidanë kanabis, 9 kg të së njëjtës substancë të vendosura në qese të mbyllura dhe 15 kg të tjera të varura në tel për tharje.

Gjithashtu janë konfiskuar 20 llamba halogjene, një tharëse, 19 furnizues me energji elektrike, 26 ventilatorë, një gjenerator, një nebulizator dhe 8 kilogram pleh. Nga hetimet e mëvonshme, rezultoi se personi kishte ndërtuar një lidhje për të tërhequr në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike nga rrjeti publik.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *