Marrëdhënia mes çiftit më të përfolur të “Big Brother VIP”, Donaldit dhe Beatrixës, nuk është më si në fillim.
Beatrix e ka shfaqur hapur mërzinë ditët e fundit, duke e akuzuar Donaldin se, nuk i kushton më vëmendje dhe se është vetëm ajo, që po jep “më shumë” në lidhjen e tyre.
Edhe mbrëmjen e djeshme, teksa ishin shtrirë në oborr, Beatrix i ka shprehur Donaldit se, e ka të vështirë ta besojë.
Beatrix: Unë e kam shumë të vështirë të besoj
Donaldi: Po nëse çdo gjë është në rregull ti nuk beson?
Beatrix: Nuk e di
Donaldi: Unë nuk i kam qejf njerëzit që nuk besojnë kot
Beatrix: Thjesht dua të arrij në një pikë që jam 100 përqind e sigurt.
/Priza.al/