Ekipet polumbare nga Tirana i janë bashkuar kërkimeve për gjetjen e 49-vjeçarit Tofik Xhika, i cili dyshohet se është mbytur në Drinin e Zi. Prej dy ditësh nuk rezulton asnjë shenjë nga banori i fshatit Fushë Alije.
Edhe banorët e fshatit po kërkojnë së bashku me polumbarët ku disa prej tyre janë futur dhe në lumë.
Në 26 dhjetor, familja e Tofik Xhika denoncoi mungesën e tij pasi ai shkoi për të peshkuar. Policia gjeti automjetin e tij pranë lokalit të fshatit, ndërsa në vendin ku mendohet se 49-vjeçari ka rënë, u gjetën dhe një palë këpucë.
/Priza.al/