VIDEO/ Tentoi të kalonte rrugën, por 53-vjeçari përplaset nga 2 makina dhe ndërron jetë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një 53-vjeçar teksa ishte duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën është përplasur nga dy mjete.

Ka qenë mjeti i parë, tip Skoda, me targa AA 274 HU  që e ka goditur me pasqyrë dhe më pas, pas rënies së tij në tokë, mjeti tip Mercedez Benz me targa AB 524 AO, e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës.

53-vjeçari Kastriot Rrënja ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *