‘Do të rrish vetëm?’/ Ç’po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix? ‘Kriset’ raporti mes tyre, aktori: Kur të pyes, më kthe përgjigje…

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, mes shumë polemikash, kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, deri më tani kishim parë vetëm anën e bukur të këtoj raporti, por së fundmi kanë nisur dhe zënkat mes tyre.

Donaldi ka shprehur habinë e tij me ndryshimin e mood-it të Beatrix. Ajo iu afrua, e teksa aktori qëndronte i heshtur, këngëtarja e pyeti: “A do të rrish vetëm?”, por më pas qëndroi, në tentativë për të qartësuar situatën.

“Ti zgjohesh kështu e them çfarë ndodhi?”,- i tha aktori, teksa përpiqej të sqarohej.

Madje ai shtoi se ndihet në faj lidhur me të, për gjërat që kanë ndodhur.

“Kur të pyes, më kthe përgjigje, se unë nuk flas kot”,- i kërkoi ai, dhe tregoi se ndihet keq kur ajo ndihet keq.

Megjithatë, Beatrix nuk kishte një përgjigje, se pse marrëdhënia e tyre po përjeton “krizat” e para. Megjithatë, na mbetet të presim e të shohim sesi do të zhvillohet lidhja më e komentuar e momentit…

Prekje dhe ledhatime! Donaldi dhe Beatrix nuk ndahen, bëjnë dush bashkë – Dosja AL

Më në fund/ Donaldi dhe Beatrix shkëmbejnë puthjen e parë në buzë (Video) - Lifestyle

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *