Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin ilir Meta se fshihen pas protestës së kontrollorëve ajror të Aeroportit të Rinasit. Ai shkruan se kjo është e njëjta mënyrë se si ka funksionuar kjo dyshe për vite me radhë, e ndërsa thotë se ndëshkimi duhet t’u jepet në 25 prill.
“Dje tradhti qe falja e detit. Sot tradhti është sabotimi i vaksinës në Rinas. Janë të njëjtët njerëz, me të njëjtat mënyra antike. Nuk thonë kot, i mbyturi, te mbyt! Shqipëria është velur me këta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndëshkojmë me vote ne 25 prill”, shkruan Veliaj.
Dje tradheti qe falja e detit. Sot tradheti eshte sabotimi i vaksines ne Rinas. Jane te njejtet njerez, me te njejtat menyra antike. Nuk thone kot, i mbyturi, te mbyt! ?
Shqiperia eshte velur me keta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndeshkojme me vote ne 25 Prill #BollMe ❌ pic.twitter.com/tfgZQjrlE8
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) April 7, 2021
Ditën e sotme, rreth 60 kontrollorë të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësi në punë për shkak të uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë. Një gjë e tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo është një grevë ilegale dhe do të mbajnë përgjegjësi penale, teksa edhe ajo akuzoi se pas kësaj fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.