Protesta e kontrollorëve ajror, policia “blindon” zyrat e Albcontrol në Rinas

Pas protestës së kontrollorëve ajror të kompanisë Albcontrol, që solli pezullimin e të gjithë fluturimeve nga Rinasi, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forca të Ushtrisë kanë zbarkuar në Aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Policia e Shtetit ka dërguar në aeroportin e Rinasit, 2 grupe të FNSH-së, ndërsa në patrullim është dhe policia ushtarake, e cila është bërë për efekt sigurie pasi Albcontroll është institucion i sigurisë së lartë.

Hapësira ajrore e Shqipërisë në këtë momente është e pa kontrolluar për shkak të mungesës në punë të kontrollorëve të cilë janë brenda institucionit prej disa orësh, por nuk kryejnë asnjë prej detyrave duke sjellë pezullim të fluturimeve.

Ditën e sotme, rreth 60 kontrollorë të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësi në punë për shkak të uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë. Një gjë e tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo është një grevë ilegale dhe do të mbajnë përgjegjësi penale, teksa edhe ajo akuzoi se pas kësaj fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *