Thirrje për ushtarë përkrah trupave të NATO-s/ Rekrutimet në FA, Rama: Ti ke forcën që nderon kombin!

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një thirrje për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“MIRËMËNGJES 

Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Behu pjesë dhe suksese https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *