Mbappe nderohet në ‘Globe Soccer Awards’, sulmuesi Lewandowski vlerësohet me dy çmime

Robert Levandovski siguroi dy trofe në eventin e mbajtur në Dubai të “Globe Soccer Awards”. Ceremonia u zhvillua në rrokaqiellin Burj Jhalifa dhe të pranishëm ishin figura të rëndësishme të botës së futbollit.

Kapiteni i Polonisë mori çmimin “Diego Maradona” për më shumë gola të shënuar në një vit kalendarik dhe “Futbollisti i vitit” nga fansat e Tik-Tok. Por Lojtari i vitit 2021 në këtë event u shpall Kilian Mbape, që ka bërë diferencën me goialt e tij te PSG-ja e yjeve.

Roberto Mançini u shpall trajneri i Vitit, kurse Italia e tij kombëtarja e vitit 2021. Skuadra e Çelsit për meshkuj dhe e Barcelonës për femra u përzgjodhën si më të mirat në këtë event.

Kristiano Ronaldo mori vlerësimin si “Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave”, por trofeun e tij e mori agjenti Zhorge Mendes. Portieri më i mirë u shpall Xhixho Donaruma, ndërsa Leonardo Bonuçi “Mbrojtësi më i mirë”.

“Futbollistja e Vitit 2021” u përzgjodh mesfushorja 27 vjeçare e Barcelonës, Aleksia Putejas.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *