1 janari do të jetë një natë super speciale në ‘Big Brother Vip’, që do të ketë shumë surpriza, ngjarje dhe të ftuar. Disa ditë më parë kemi zbuluar që një nga të ftuarit do jetë ish-kapiteni o Shqipërisë, i madh Lorik Cana.
Legjenda e futbollit shqiptar do të qëndrojë për disa minuta si i ftuar në shtëpinë më të famshme në vend dhe do të ketë dhurata për gjithë banorët. Një nga dhuratat do jetë fanella e tij për secilin konkurrent, kuptohet bashkë me një autograf.
Përveç Canës, do të hyjnë edhe shumë VIP-a të tjerë, emrat e të cilëve ende s’bëhen të ditur, por ata më datë 1 janar do të darkojnë me banorët VIP të këtij sezoni.
Por përveç surprizave dhe të ftuarve specialë, ‘Vëllai i Madh’ ka menduar edhe për pamjen e banorëve. Kështu gjatë spektaklit të së shtunës, banorët do të jenë të veshur nga stilisti ndërkombëtar Valdrin Sahiti. Ai do të përkujdeset për secilin banorë aty brenda.
/Priza.al/