Shumica sot u janë drejtuar aplikacioneve për të lënë takime me meshkuj e femra. Ka të tjerë që janë më origjinale. Një burrë që sapo u transferua në Georgetown, Teksas, vendosi të provonte diçka paksa më ndryshe.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një burrë të quajtur Jim Bays. Ai është një 66-vjeçar, i cili e ka kaluar jetën duke ndërtuar shtëpi. Pasi u transferua në Teksas. gjashtë muaj më parë, nga shteti i Uashingtonit, ai shpreson të ndërtojë diçka më të rëndësishme.
‘Unë jam duke kërkuar për dashuri’, tha ai.
Dhe mënyra se si ai do të gjejë dashurinë shihet në anën e autostradës 29 pranë Bertram – përmes një ‘billboard-i’.
‘Dua një grua të mirë, për të folur, për të bërë shëtitje dhe për veprime të këndshme], shkruhet në reklamën e madhe, ku shfaqet edhe numri i amerikanit.
/Priza.al/