Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të grupit të punës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Memaliaj pas incidentit që ndodhi të martën, ku dy elektriçistë të OSHEE ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Agron Manaj humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq, uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.
Ditën e djeshme gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë.
/Priza.al/