Moderatorja Arbana Osmani nuk e ka nisur ditën si duhet pasi ka rënë pre e fenomenit të sharjes dhe bullizmit në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ndër të tjera, Osmani thotë se ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.
“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.