Babë e bir humbën jetën në Rrugën e Kombit, banorët e zonës: Është rrugë e rrezikshme, mungon sinjalistika

Në Rrugën e Kombit, humbën jetën në një aksident automobilistik babai dhe i biri 3-vjeçar. Tre anëtarët e familjes Prenga, po udhëtonin me makinën e tyre drejt Milotit, pasi kishin takuar të afërmit e tyre para se kryefamiljari të ikte drejt Italisë, ku jetonte prej disa vitesh. Mjeti tjetër që u përfshi në aksident vinte drejt Mirditës. Në gjendje të rëndë në spital mbetet edhe e mbijetuara e vetme e familjes Prenga.

Banorë të zonës thonë se aksidentet janë kthyer në shqetësim serioz, sepse krahas mungesës së sinjalistikës shprehen se shkaku kryesor është shpejtësia e lëvizjes nga përdoruesit e rrugës.

“Unë jam banor i zonës këtu në Milot dhe ne po përjetojmë çdo ditë ngjarje të hidhura, siç ishte edhe ajo e një natë më parë. Përveç rrugës që ka probleme me sinjalistikën, shkaku kryesor i aksidenteve është papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve. Sidomos të rinjtë lëvizin me shpejtësi të madhe dhe nuk respektojnë aspak rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë burim aksidentesh. Në këtë drejtim mendoj se Policia duhet të jetë më e ashpër ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Këtu po ndodhin shumë aksidente e dua të them se vetëm në një distance prej 1 km gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar 7 viktima nga aksidentet rrugore”, thotë një banor i Milotit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *