Sakrifica e madhe e bashkëshortit të ministres gjermane/ Lë punën për karrierën politike të gruas së tij

Bashkëshorti i ministres së re të Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka hequr dorë nga karriera e tij politike për të promovuar karrierën politike të saj.

Daniel Holefleisch nuk është më funksionar i ”Deutsche Post” që nga korriku 2021, ka konfirmuar për revistën gjermane ”Bunte” një zëdhënës i grupit.

Baerbock, bashkudhëheqëse e të gjelbërve gjermanë, garoi si kandidate për kancelare verën e kaluar, dhe më pas iu bashkua kabinetit të Olaf Scholz si kreu i diplomacisë gjermane, një detyrë që i besohet për herë të parë një gruaje.

Bashkëshorti i Baerbock ka mbështetur gjithmonë hapat e saj në politikë edhe para zgjedhjeve.

”Nëse mbaj një post qeveritar është absolutisht e qartë se bashkëshorti im nuk do të vazhdojë më punën që po bën”, ka thënë ajo dikur.

Çifti është martuar në vitin 2007. Ata kanë dy vajza, 6 dhe 11 vjeçe.

Daniel Holefleisch: Annalena Baerbocks Ehemann im Porträt

Berlin, Deutschland. 23rd Nov, 2018. Annalena BAERBOCK (Federal  Chancellor90/DieGruenen) with husband Daniel HOLEFLEISCH. 67th Federal  Press Ball at Hotel Adlon in Berlin, Germany on 23.11.2018. | Usage  worldwide Credit: dpa/Alamy Live News

Annalena Baerbock wählt in Potsdam: „Werden sehen, ob wir einen echten  Aufbruch schaffen“

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *