Kundëradmirali Adnand Agastra është emëruar Komandant i Forcës Detare me dekret të Presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit dekretoi emërimin e kundëradmiralit pas propozimit të bërë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi disa ditë më parë. Kundëradmirali Adnand Agastra mbante detyrën e shefit të degës së Operacioneve dhe Stërvitjes para marrjes së detyrës si Komandant i Forcës Detare.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimtë Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,
D e k r e t o j:
Neni 1
KundëradmiralAdnand Dëfrim AGASTRA,me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”,në Forcën Detare, emërohet “Komandanti Forcës Detare”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13407
Tiranë, më 29.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
/Priza.al/