Rritja e çmimit për festa ‘zgjojnë’ grabitësit, fermerit fierak i vjedhin 40 gjela

Astrit Lamaj, një fermer nga Vjosa e Fierit ka rënë pre e një grabitjeje të pazakontë, teksa i kanë marrë të paktën 40 krerë gjela deri më tani, ndërkohë që me të njëjtën frikën jetojnë dhe fermerë të tjerë. Ndërkohë në zonën e Cakranit fermerët shprehen të kënaqur me çmimin e shitjes së gjelit këtë vit.

Fermeri thotë se këtë vit ka rritur rreth 700 kokë pula e gjela deti, por shprehet se prej ditësh atij i kanë vjedhur të paktën 40 krerë gjela e pula. Bashkëshortja e Astritit tregon se nuk kanë bërë denoncim në polici, pasi nuk kanë besim se hajdutët do të gjenden.

Frikë nga grabitja kanë dhe fermerë të tjerë në këtë fshat, të cilët shprehen se në fund të vitit u shkon mundi dëm. Ndërkohë, numri i pakët i krerëve të gjelave të rritur në zonën e Cakranit këtë vit, duket se ka ndikuar pozitivisht te disa fermerë të tjerë që këtë sezon kanë rritur dhjetëra krerë gjela.

Zona e Cakranit është nga më të njohurat për rritjen e gjelave, ku cilësia e tyre është e lartë për shkak të ushqimit dhe klimës.

/Burimi: Syri.tv/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *