Aksident i rëndë Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi 20-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 19-vjeçar Kristian Thomo.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Policia Fier/ Informacion paraprak

“Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *