Të gjithë të punësuarit në administratën publike apo supermarkete dhe hapësira të tjera publike, prej datës 4 janar 2022, do të duhet të kenë me vete pasaportën e vaksinimit.
Këtë ua rikujtoi edhe njëherë tjetër ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministria Manastirliu njoftoi edhe ardhjen e 375.000 dozave të tjera të vaksinës Pfizer më 31 dhjetor sikurse edhe lidhjen e një kontrate të re me kompaninë Pfizer për vitin 2022. /Burimi: TCH/