Ushtria ‘zbarkon’ në Aeroportin e Rinasit, vjen reagimi i ministrit të Mbrojtjes! Publikon videon

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se Forcat e Armatosura kanë marrë në kontroll Aeroportin e Rinasit, pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkruan Peleshi.

Ky reagim vjen pas deklaratës së fortë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila duke i quajtur “një çetë e përdorur nga politika”, tha se kontrollorët që nuk kthehen më në punë do të nxirren jashtë godinës nga Policia e Shtetit. Godina e AlbControl është marrë sot në kontroll nga Forcat e Armatosura pasi rreth 60 kontrollor të trafikut ajror kanë bojkotuar punën për shkak se u janë ulur pagat nga 4400 dollarë në 2400 dollarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *