Pas tre sezoneve tek Aston Villa, John Terry rikthehet në “Stamford Bridge”

Pasi shërbeu si ndihmës trajner te Aston Villa për tre sezone (2018-2021), John Terry rikthehet në Chelsea.

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni anglez (41 vjeç), fituesi i Champions League me blutë në vitin 2012, do t’i bashkohet akademisë së klubit londinez. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Twitter nga klubi.

Terry do të marrë një rol konsulenti për trajnerët në programin e zhvillimit të të rinjve dhe do të ndajë përvojën e tij me ta. Detyra e tij me kohë të pjesshme, do të fillojë në janar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *