Festat e fundvitit/ Gledis Nano iu jep donacione familjarëve të 225 policëve të rënë në krye të detyrës

Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Shtetit zhvilloi një takim festiv me fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë.

Ndër të tjera ai i ka inkurajuar që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.

“Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm, por përherë do të jeni në familjen e madhe të policisë së shtetit. Në këtë familje për të cilën njerëzit tuaj të dashur dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën dhe për këtë ju duhet të ndjeheni krenar pasi babai, vëllai, familjari juaj që sot nuk është këtu me ne është përjetësisht në piedestalin e nderit të Kombit dhe në vetëdijen e mbarë Shqipërisë,” tha Nano.

Në aktivitetin e zhvilluar, Drejtori i përgjithshëm shpërndau edhe disa donacione të mbledhura për gjatë këtij viti për familjarët e 225 efektivëve të cilët humbën jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Në shpërblimin për festat e fundvitit qeveria miratoi që pagë shtesë do të marrin 2 kategori pensionistësh dhe familjet në nevojë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *