Ousmane Dembélé, Samuel Umtiti dhe Gavi, rezultuan pozitivë për Covid-19 pas testeve PCR që iu nënshtrua ekipi. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim në shtëpitë e tyre. Klubi ka njoftuar edhe autoritetet kompetente.
Me këtë postim në Twitter të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare, Barcelona njofton tre raste të reja pozitiviteti të gjetur brenda skuadrës së drejtuar nga Xavi.
Duke shtuar edhe rastet e mëparshme të Lenglet, Balde, Dani Alves dhe Jordi Alba shkon në shtatë numri i të infektuarve.
Skuadra “blaugrana”, sipas plafinikimit të kalendarit të La Ligas pritet në fushë të dielën, më 2 janar në Mallorca.
/Priza.al/