Mbrëmjen e sotme në Tiranë, një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. M.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/Priza.al/