Vjedhje e grabitje, arrestohet 22-vjeçari për 16 vepra penale

Sot është arrestuar i dyshuari K. I., 22 vjeçar, mbi dyshime për kryerjen e 16 veprave penale, përfshirë vjedhjeve të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale për transferim të parave dhe pompa të derivateve.
Mbi dyshime të bazuara në kërkim të të dyshuarit lidhur me veprat penale, hetuesi policor javë më parë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë përfshirë edhe vendbanimin e tij kanë kryer bastisje.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: çanta, portofolë, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.
Policia thekson se të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale.
Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *