Pas debatit që pati mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit me Ilirin, Donaldi është shfaqur mjaft i tensionuar.
Madje gjatë një bisede me Meridianin, Donaldi pranoi se, ndjen “shumë presion” dhe nuk po shijon asnjë gjë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘Big Brother’.
“Kam presion më beso,kam presion nga të gjitha gjërat”,- tha Donaldi.
“Po shijoje se ti i fut vetes stres kot”,i tha Meridiani.
“Unë s’po shijoj asgjë këtu brenda, të gjithë po merren me diçka. Unë me Ilirin nuk dua ti sqaroj atij diçka që ka të bëj me mua”,- tha Donaldi.
“Duhet ti durosh të gjitha, edhe mendimin e atij, edhe provokimin e atij, ose ndryshe do të dalësh si Big Mama, se nuk ke zgjidhje tjetër”,- tha Meridiani.
/Priza.al/