Në janar feston ditëlindjen e 100-të/ Aktorja e njohur zbulon sekretin e jetëgjatësisë së saj: Nuk ha asgjë që është…

TO TELL THE TRUTH - "Episode 102" - Comedian Iliza Shlesinger joins our celebrity panel to hilarious effect. In this episode we have one of the highest grossing Tupperware sales people who just happens to be a drag queen, shark attack survivors and somebody who jumps off buildings for a living. While on fire! "To Tell The Truth" Episode 102 Series Time-Period Premiere, Tuesday, June 14 (10:00-11:00 p.m. ET). (Kelsey McNeal/Disney General Entertainment Content via Getty Images)BETTY WHITE

Aktorja e njohur hollivudiane, Betty White, ka sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të plotë. Aktorja ka treguar në një intervistë të fundit për revistën “People” se ka shmangur “çdo gjë të gjelbër”, si pjesë e dietës së saj.

White feston ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar dhe tha se, është mirënjohëse që është e shëndetshme.

Duke komentuar dietën e saj, ajo tha se “supozon se funksionon”, duke marrë parasysh vitet që ka jetuar.

“Jam shumë e lumtur që jam me shëndet kaq të mirë dhe ndihem shumë mirë në këtë moshë. Është e mahnitshme”,- tha ajo.

White tha se, beson se ajo ka lindur si një optimiste, gjë që është thelbësore për natyrën e saj.

“Këtë e kam trashëguar nga nëna ime dhe nuk ka ndryshuar kurrë. Gjithmonë gjej diçka pozitive”,- tha ajo.

Me rastin e 100-vjetorit të saj, do të prezantohet një dokumentar për jetën e aktores dhe më parë ajo, i ka ftuar të gjithë ta festojnë bashkë me të në kinema.

Në vitin 2018, aktorja tha gjithashtu në një intervistë se, është e rëndësishme të “shijoni jetën”: “Theksoni pozitiven, jo negativen”.

“Tingëllon shumë e çuditshme, por shumë njerëz do të zgjedhin diçka për t’u ankuar në vend që të thonë: Hej, kjo ishte e mrekullueshme! Nuk është e vështirë të gjesh gjëra të mëdha nëse dukesh pak më mirë”,- përfundoi ajo.

White nuk ka gjasa të luajë në ndonjë projekt së shpejti, dhe sipas revistës “People”, ajo është e zënë duke bërë një jetë të qetë në Los Anxhelos, duke zgjidhur fjalëkryqe, duke luajtur lojëra me letra, duke shikuar dokumentarë me kafshë, si dhe duke luajtur golf.

Who's Older Queen Elizabeth or Betty White and Who Has the Higher Personal Net Worth?

Betty White Says Ryan Reynolds Can't Get Over Her | PEOPLE.com

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *