Pudra dhe korrektori janë gjithmonë lart në listën e produkteve të preferuara në koleksionin tonë të grimit dhe rutinës së përditshme të bukurisë
Kombinimi i pudrës dhe korrektorit në të njëjtën kohë mbart një nga dilemat më të mëdha të bukurisë – cilin produkt të aplikoni më parë?
Logjika e shumicës prej nesh thotë që është korrektori. Megjithatë, rezulton se ndoshta e kemi gabim.
Shumica dërrmuese e artistëve profesionistë të grimit do të bien dakord se është gjithmonë më mirë që fillimisht të aplikohet pudra dhe më pas të gjitha parregullsitë dhe defektet ende të dukshme të mbulohen me korrektor.
Përveç faktit që korrektorin do ta aplikojmë vetëm në ato zona ku realisht kemi nevojë në atë moment, do të shmangim edhe lëvizjen e korrektorit nga zona problematike gjatë aplikimit të pudrës.
Duke mbrojtur këtë argument, ithtarët e kësaj mënyre të mbulimit të tenit do të vënë në dukje gjithmonë se fillimin e çdo dukje të grimit e përbën një bazë, apo pudër të lëngshme.
Ka kuptim dhe nuk dëmton të provojmë. /Priza.al/
Korrektori apo pudra, cili aplikohet i pari? Arsyetimi do t’ju habisë
Leave a comment