Policia e Sarandës në një aksion të befasishëm ka shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë tre persona nga Laçi e Tirana, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 200 mln lekëve në Supermarket “Halo” në të gdhirë të 11 dhjetorit.
Policia është ende duke marrë në pyetje të dyshuarit, por mësohet se në bashkëpunim me prokurorinë janë siguruar prova të mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Edhe pse hajdutët kane marrë DVR kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur të merrnin një tjetër server të fshehur të dy kamerave.
Pikërisht në këto pamje të sekuestruara, mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë COVID që transportojnë disa çanta, ku dyshohet se janë paratë e marra nga kasaforta.
Në një filmim tjetër, dallohet njëri prej të rinjve, që hidhet nga kati i dytë i godinës, midis disa çarçafëve të ndërrur. Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbulohen në orët në vijim.
/ Priza.al/