Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës.
“Triunfi i jetës” kënduar nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi është vlerësuar me çmimin orkestra e RTSH “Ferdinand Deda”.
Në fjalën e tij, Stefi u shpreh i emocionuar për çmimin dhe vlerësimin nga 45 muzikantë të talentuar.
“Faleminderi për këtë çmim sepse vjen nga 45 muzikanët të mrekullueshëm në të gjithë shqiptarinë. Më shumë sesa ne, ky trofe do shkojë te Jetmir Barbullushi. Faleminderit maestër për këngën”, tha Stefi në fjalën e tij.
Teksin e kësaj kënge e ka shkrojtur Zhljana Jorganxhi, me muzikë të Jetmir Barbullushit dhe orkestrim nga Shpëtim Saraçi.
/Priza.al/