A keni dhimbje fyti, rrjedhje hundësh dhe dhimbje muskujsh? Mund të jetë ftohje e rëndomtë, grip ose Covid-19.
Këto tri gjendje kanë simptoma të ngjashme, duke e bërë nganjëherë të vështirë dallimin mes tyre. Shumë infeksione me koronavirus mund të duken si grip ose ftohje. Mënyra më e mirë për ta ditur është testimi, thotë Dr. Sarah Ash Combs nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në ShBA.
“Pa testim, do të thosha se është vërtet e ngatërruar për t’i dalluar tash për tash. Duhet t’i trajtojmë simptomat e ngjashme me ftohjen goxha shumë në kovën e njëjtë” me Covid-in, shtoi ajo.
Edhe Covid-i, edhe gripi shpesh shkaktojnë simptoma si temperatura e lartë, lodhja, dhimbjet në trup, dhimbja e fytit, shkurtimi i frymëmarrjes, vjellja ose diarreja, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA.
Megjithatë, El-Sayed tha se infeksioni me koronavirus mund të dallohet nga dhimbja e kokës dhe kolla e thatë, që shpesh shkojnë bashkë me të. Humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat, që ka qenë shenja më e madhe paralajmëruese e infeksionit, është ende simptomë e mundshme, ndonëse më pak e shfaqur tani, në krahasim me variantet tjera, tha mjeku.
“Për njerëzit që ndiejnë dhimbje serioze në gjoks, sidomos me kollë të thatë që është përkeqësuar me kalimin e kohës, në këtë çast është koha kur vërtet duhet të kërkoni vëmendje mjekësore”, paralajmëroi ai.
/Priza.al/