Kryeministri Edi Rama e nis sërish ditën me pamje nga rindërtimi i banesave që u dëmtuan në tërmetin e 26 nëntorit të 2019-ës.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut thotë se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja. Ndër të tjera ai këshillon banorët që të mos rrinë më në pallatet e dëmtuara, dhe të pranojnë të strehohen në hotele.
Postimi i plotë
MIRËMËNGJES ?
dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë?.
/Priza.al/