Panik tek skuadra e Barcelonës, Dembele e Umtiti përfundojnë në karantinë, humbasin transfertën e Mallorca

Pandemia e COVID-19 ka nisur të infektojë akoma dhe më shumë klubin spanjoll të Barcelonës. Në orët e fundit, katalanasit kanë zbuluar të tjerë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit mbartës të virusit, duke e rritur ndjeshëm numrin e tyre. Mes të infektuarve të rinj janë emra të rëndësishëm si Ousmane Dembele, Samuel Umtiti apo dhe spanjolli Gavi, teksa më parë kanë treguar shenja të virusit, treshja e mbrojtjes, Dani Alvesh, Zhordi Alba dhe Klement Lenglet.

Nuk ka gjasa që këta lojtarë të jenë në dispozicion për rinisjen e kampionatit, me blaugranët që pritet të zbresin në fushë të dielën e ardhshme, më 2 janar, në Majorka. Trajneri Çavi duhet të përballet edhe me lëndimet dhe aktualisht ka vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë, duke përfshirë tre portierë. Shumë skuadra të tjera të La Liga-s shohin se infektimet shumëfishohen në skuadrat e tyre përkatëse. Ajo më e prekura është Rajo Valekano, që ka të paktën 17 individë të prekur.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *