“Ai nuk e ka takuar kurrë djalin tonë”, ish-partnerja akuzon rëndë moderatorin: Më kërcënon

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi ka rrëfyer së fundmi gjithçka nga jeta personale, aporti me ish-gruan, sherret në estradë dhe emisionin e tij.
Ai gjithashtu është pyetur edhe për një bisedë private që kishte publikuar Varrosi me ish partneren e tij.

“Si mundet që një mashkull të bie në nivel të tillë, për shkak se unë nuk bien në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizyt ose kushdo qoftë të grupit se edhe unë kam djem në Londër e shok në Londër që munden me qenë më të frikshme se kjo biseda.

Kam biseda më të frikshme me ish partneret e tyre ndoshta edhe më intime, por i kam 25 vjet dhe jena pjek dhe kur flitet për moralin, aty duhet me pas shumë kujdes. Ata që më njohin e dinë më mirë”, është përgjigjur Meritoni. Madje, ai sqaroi edhe veprimin e ish-partneres, mamasë së djalit të tij, duke treguar edhe raportet aktuale që ka me të.

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër sepse unë jam baba i djalit”, ka thënë Meritoni.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës ish- partnerja e Meritonit, Egesta ka reaguar në “InstaStory” dhe i është drejtuar me akuza të rënda.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në një postim tjetër, ajo ka thënë se djali i tyre nuk merr pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, dhe i ka bërë thirrje të mos ia përmend më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përul e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngritë veten”, ka shkruar ajo.

Ajo e mbyll duke thënë se Meriton nuk e meriton ta ketë statusin “baba” nga djali i tyre, Loari.

“Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua të vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin tu nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq”, ka shkruar ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *